Rreth 1000 nxënës iu nënshtuan testit për nivelin e parë të mektebit, nga të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit ku janë mbajtur mësimet.
Kryetari mr. Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe anëtarë nga komisioni fetaro-arsimor i vizituan disa prej xhamive, për të parë nga afër zhvillimin e këtij procesi të rëndësishëm.
Çdo gjë shkoi sipas planit. Natyrisht, jemi të vetëdijshëm se në disa xhami akoma nuk ka hapsira adekuate për mektebin dhe kjo përbën një sfidë, por me izën të Zotit KBI-Prizren do të interesohet për kushte më të mira sipas mundësive që lejon hapësira e xhamisë.
Në ditët në vijim, përkatësisht më 8 mars pritet të shpallen rezultatet dhe nxënësit që e kalojnë testin kalojnë në nivelin e dytë të mektebit e që ka të bëjë me mësimin e leximit të Kur’anit si dhe njohuri të tjera nga lëmi të ndryshme prej diturive islame.
Pas çertifikimit të rezultateve nga komisioni fetaro-arsimor, nxënësit do të pajisen me çertifikatën solemne përkatëse. Por, çertifikata më e madhe është tek Allahu, në të vërtetë është vetë edukimi i tyre i shëndoshë, që u sjellë dobi atyre, familjeve dhe shoqërisë mbarë!
për më shumë kliko: