E njoftojmë opinionin publik, se aksioni për grumbullimin e mjeteve për Muhamed Hamzaj shpallet i përfunduar. Me shumë gëzim, ju njoftojmë se shuma e kërkuar e mjeteve është plotësuar.
Me këtë rast, në emër të Muhamed Hamzaj, në emër të familjes së tij, KBI-Prizren i falënderon tepër shumë:
– Të gjithë kontributdhënësit, një për një;
– Të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit;
– Punëtorët e KBI-Prizren (imamët, muezinët, inkasantat, mualimet, punëtorët teknikë), që kanë grumbulluar rreth 40 % të shumës nga mundësitë e tyre personale.
Falë ndihmës tuaj, Muhamed Hamzaj që nga dita e hënë, 28 shkurt 2022 do të vazhdojë me procedurat mjekësore për shërimin e tij.
Zoti ju shpërbleftë në dynja e ahiret. Zoti i Madh ju kompenzoftë shumë fish për çdo cent që e keni dhënë. Zoti ua gëzoftë zemrat, qysh ju ia gëzuat zemrën këtij të sprovuarit. Zoti ju ruajtë juve dhe familjet e juaja prej sëmundjeve e belave!