Ndihmë urgjente!
Muhamed Hamzaj nga Prizreni, 37 vjeçar, aktulisht muezin në xhaminë ‘Omeri r.a.’, në Prizren është sprovuar me një sëmundje të rëndë. Pas vizitës mjekësore në Turqi, mjekët, dje më datë 23.02.2022 kanë konstatuar se duhet t’i nënshtrohet operimit sa më shpejtë që është e mundur.
Aktualisht gjendet në trajtim mjekësor në Turqi, ndërsa shpenzimet e intervenimit për shërimin e tij kapin një shumë prej 32.000$ (tridhjetëedymijë dollar).
Me këtë rast, KBI-Prizren, kërkon ndihmën e bamirësve dhe të gjithë atyre që kanë mundësi, që të kontribuojnë me mjetet e tyre për ta ndihmuar Muhamedin, baba i dy fëmijëve.
Kontributet mund të deponohen:
– Direkt në zyret e KBI-Prizren (8-15);
– Keshilli i Bashkesis Islame-Prizren, Banka Kombetare Tregtare (BKT) 1911642445031143
Zoti ju shpërbleftë dhe ju shtoftë mirësitë akoma më shumë!