Israja dhe Mi’raxhi, është ai momenti i jashtëzakonshëm, kur Allahu i Madhërishëm e udhëtoi robin e Tij, Muhamedin a.s., me trup e shpirt, nga Mekka në Mesxhidi’l Aksa në Jerusalem dhe nga aty në mbi shtatë palë qiej e deri te “Sidretu’l Munteha”, atje ku Zoti e nderoi vetëm Muhamedin a.s. dhe asnjë krijesë tjetër.
Në këtë udhëtim qiellor, Allahu bisedoi drejtpërdrejt me Muhamedin a.s., pa ndërmjetësues, dhe ia mundësoi që t’i shohë shumë gjëra prej madhështisë së fuqisë së Krijuesit Fuqiplotë. Në Kur’an, Allahu dëshmon: “Ai (Muhamedi) vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet.” (Kur’ani, En-Nexhm, 18). Pra, e pa atë që e pa, pa shumëçka që për mendjen njerëzore janë krejtësisht të paarritshme.
Njerëzit e besojnë mi’raxhin e Pejgamberit a.s., por atë e përjetojnë sidomos besimtarët që falin namazin për hirë të Allahut, si dhe ata që e përkujtojnë këtë ngjarje madhore, me mendje, zemër e shpirt, sa herë që vije ajo.
Ibadetet të pranuara, inshaAllah! Për hajr nata e Madhe e Israsë dhe Mi’raxhit!