Sot, para namazit të xhumasë, imami i xhamisë ‘Dëshmorët e Arbanës’ në Prizren, Ilir ef. Bytyqi së bashku me nxënësit e mektebit realizuan një program fantastik, për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Djemë e vajza, të veshur me kostume kombëtare, recituan poezi e kaside që sublimojnë kontributin e dëshmorëve dhe luftëtarëve që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.
Në këtë program, mori pjesë edhe kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, i cili e vendosi plisin e bardhë, sipas përcaktimit të xhematit. Në ligjëratën e tij që kishte të bëjë me mirënjohjen tonë ndaj Zotit për nimetin e pavarësisë, Kryeimami e vlerësoi lartë edhe angazhimin e imamit si dhe ndihmën direkte e të pakursyer të këshillit të xhamisë dhe bamirësave të ndryshëm.
Ishte një organizim shumë i mirë dhe mbresëlënës.
për më shumë kliko: