Në Ditën e Përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nxënësit e mektebit të Zhurit, xhamia e Qendrës, së bashku me imamin Dibran ef. Omaj e mualimen Shkëndije Omaj, i bënë vizitë kompleksit të varrezave të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, në Landovicë, Prizren.
Imami Dibran Omaj, në këtë vend ku pushojnë luftëtarët e lirisë, u mbajti nxënësve një ligjëratë të shkurtër, me qëllim vetëdijësimi mbi sakrificën e popullit tonë, e me qëllim frymëzimi për ta dashur atdheun.
E, pranë varreve të dëshmorëve të Zhurit, nxënësit recituan poezi lavdie.
Në fund, nxënësit lexuan një ‘fatiha’ për shpirtin e dëshmorëve.
për më shumë kliko: