Po ndihet aroma e Ramazanit!
Ditën e enjte, më datë 3 shkurt 2022 është Nata e Madhe e Regaibit, e që sinjalizon fillimin e muajit Rexhep apo siç njihet në popull – ndarja e tre muajve të Ramazanit.
Muhammedi (a.s.) në fillim të muajit Rexheb e ka bërë këtë lutje (dua): “O Allahu im, na dhuro begati prej mirësive Tua gjatë muajve Rexheb e Shaban, ndërsa na mundëso që ta presim Muajin e Ramazanin.”
Këtë dua, duhet ta bëjë secili musliman, duke kërkuar tek Allahu, që t’i dhurojë të mira në këtë botë dhe në botën tjetër.
Gjatë muajit Rexhep e Shaban është shumë sevap që të agjërohet dita e hënë dhe e enjte. Po ashtu, është sevap, që të agjërohen edhe ditët e ashtu quajtura të bardha (dita e 13, 14 e 15).
Urime Nata e Madhe e Regaibit!