Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, morri pjesë në eventin e organizuar nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” për nder të 12 vjetorit të themelimit të saj.
Ai i përshëndeti të pranishmit edhe në emër të Kryetarit të Kryesisë së BIRK-ut, Myftiut Naim ef. Tërnava.
Kryetari Berisha shprehi falenderimet nga zemra për Drejtorin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, hoxhe Halil Kastrati dhe gjithë stafin e tij, e në veçanti për donatorët dhe humanistët zemërgjërë.