Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, priti në takim një delegacion nga Kryesia për Çështje Fetare e Republikës së Turqisë, e përfaqësuar nga Saffettin Akcan dhe Ramazan Şaka.
Kryetari Berisha i falënderoi mysafirët për bashkëpunimin dhe për ndihmën në sferën edukativo-arsimore. Ai gjithashtu i njoftoi me punën dhe angazhimin e KBI-Prizren në këtë drejtim.
Misafirët u ndanë të kënaqur me të arriturat dhe me bashkëpunimin e Zyrës së Këshilltarit për Çështje Fetare pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë, këshilltarin, z. Nevzat Sabri Akın.
Takimi ishte tejet vëllazëror!