Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me disa imamë, e pritën në takim dr. Edib Abazi, nga Prizreni, njëkohësisht kandidat për asamblenë e Prizrenit në zgjedhjet komunale 2021.
Dr. Edip Abazi shprehu respektin e thellë për institucionin e Bashkësisë Islame, duke thënë se ndjehet pjesë e këtij institucioni pavarësisht se ku do të jetë në të ardhmen. Bashkësia Islame është shtëpia jonë e përbashkët, deklaroi ai.
Kryetari Berisha e falënderoi z. Abazin për vizitën dhe i uroi shumë suksese në zgjedhjet komunale.
Vlen të përmendet se Edip Abazi është kuadër i Medresesë së Prizrenit dhe ka shërbyer imam në xhaminë e “Bamirësave” plot 10 vjet (2010-2020). Ai, ishte edhe anëtarë i KBI-Prizren për një mandat (2016-2020), kurse tani vazhdon drejtimin e tij si profesor universitar.
Takimi ishte tejet vëllazëror!