Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha së bashku me kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, dhe imamët e anëtarët e Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, hfz. Daut ef. Lezi e Erol ef. Raka, e pritën në takim kryetarin e komunës së Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, i cili shoqërohej nga deputetët znj. Labinotë Demi Murtezi, z. Ardian Gola, z. Artan Abrashi dhe drejtori i urbanizmit, dr. Beni Kizolli.
Kryetari Haskuka, sikurse edhe në takimet e kaluara e vlerësoi lartë punën e Bashkësisë Islame për shoqërinë dhe vendin, në të gjitha periudhat. “Me Bashkësinë Islame kemi bashkëpunuar ngushtë në shumë pika gjatë këtij mandati, po edhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen, aty ku Komuna ka hapësirë dhe mundësi për ndihmesë”, deklaroi Haskuka.
Nga ana e tij, kryetari Berisha e falënderoi shumë kryetarin Haskuka për bashkëpunimin e mirë gjatë mandatit të kaluar, si dhe për vizitat e vazhdueshme për t’u njoftuar nga afër me preokupimet e KBI-Prizren dhe besimtarëve islamë.
Vlen të përmendet se kryetari Haskuka, përveç aspekteve infrastrukturore, i ka mundësuar qytetarëve zgjidhjen e shërbimeve të varrimit përmes Bashkësisë Islame, e që përbën një lehtësim të madh për familjet që janë goditur me sprovë, në momentet e tyre emocionale.
Takimi ishte mjaft konstruktiv!
për më shumë kliko: