Kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, e pritën në takim, z. Ilir Gashi, asambleist I komunës së Prizrenit si dhe kandidat për asamble në zgjedhjet komunale.
Asambleisti Ilir Gashi, e vlerësoi lartë rolin e Bashkësisë Islame, për shoqërinë dhe proceset nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sidomos në këto tri dekadat e fundit. Ai, si gjithmonë ofroi bashkëpunimin e tij të parezervë për çdo nevojë që ka ky institucion.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi shumë z. Gashin për vizitën dhe i uroi suksese në garën komunale. Por, në mënyrë të veçantë e falënderoi edhe për bashkëpunimin e treguar në të kaluarën, sidomos për angazhimin e tij në lidhje me rindërtimin e xhamisë dhe sahat kullës në kalanë e Prizrenit.
Vlen të përmendet se z. Ilir Gashi ka qenë koordinator i kësaj ‘Iniciative Qytetare’, në vitin 2016.
Takimi ishte shumë vëllazëror!