Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, mr. Besim ef. Berisha, kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe sekretari dr. Faruk ef. Ukallo pritën në takim drejtorin e Fondacionit “Maarif” në Kosovë, z. Oğuz Hamza Yılmaz.
Kryetari Berisha fillimisht i dëshiroi mirëseardhje mysafirit, duke i uruar për marrjen e detyrës së re, si drejtor i Fondacionit “Maarif” në Kosovë. Me këtë rast, ai shprehi falënderimet për vizitën dhe ndihmën e shtetit turk në sferën e edukimit dhe arsimimit.
Z. Yılmaz, e falënderoi Kryetarin e KBI-Prizren për përkrahjen e tij ndaj shkollës “Maarif” në Prizren dhe dëshiroi që bashkëpunimi të vazhdoj ëedhe në të ardhmen.
Takimi ishte i ngrohtë dhe vëllazëror…!