Me rastin e shënimit të muajit të Rinisë, Kuvendi i të Rinjëve të Prizrenit në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizuan aktivitetin në lidhje me marrëdhëniet ndërfetare në Kosovë, si dhe rolin e fesë në shoqërinë tonë.
Ligjëratën e mbajti, kryeimami dr. Orhan Bislimaj, i cili e vlerësoi interesimin e të rinjëve dhe i falënderoi për vizitën.
Nga ana e tij, kryetari i Kuvendit të të Rinjëve të Prizrenit, z. Donat Nixha, në emër të delegacionit, e falënderoi kryeimamin për ligjëratën frytdhënëse.
Aktiviteti u mbajt në frymë diskutuese e interaktive dhe kishte për fokus problematika të ndryshme, me të cilat preokupohen të rinjtë.
Për më shumë: