Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me Koordinatorin e SHH “BEREQETI” dega në Prizren, mr. Kurtish ef. Hoxhaj dhe disa nxënëse të Paraleles së Vajzave të Medresesë Alaudin-Prizren, për sensibilizim të vozitësve dhe rritjes së sigurisë në trafik, në sheshin Shadërvan dhe tek Ura e Gurit, kanë shpërndarë parfyme për vendosje në makina.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të vetëdijesimit të ngasësve të makinave për uljen e shpejtësisë gjatë vozitjes, e si moto ishte “mos u ngut, familja po të pret”.
Lutemi dhe bëjmë përpjekje që rastet e ndeshjeve me fatalitet të ulen, në të njejtën formë të rritet vetëdija për respektim të shenjave të komunikacionit.