Me rastin e 45 vjetorit të takimit, gjenerata e tetë e Medresesë “Alauddin” të Prishtinës (1970-1975), e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ata u mirëpritën nga kryeimami dr. Orhan Bislimaj.
Në emër të mysafirëve, dr. Nehat Krasniqi e vlerësoi lartë Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, duke thënë se janë kuadër i Bashkësisë Islame dhe i gëzohen sukseseve të këtij institucioni.
Në fjalën e tij, kryeimami Bislimaj i falënderoi për vizitën, si dhe i përgëzoi organizatorët për këtë takim të gjeneratës. Edhe pse i takojnë vendeve të ndryshme e profesioneve të ndryshme, megjithatë të përbashkëta i kanë kujtimet e bankave të medresesë.
Pati muhabete të mira dhe diskutime konstruktive për të tashmen e të ardhmen.