Rifilloi mësim-besimi në mekteb, niveli i parë!
El-hamdulil-lah, në pjesën dërrmuese të xhamive të komunës së Prizrenit, rifilloi mësim-besimi në mekteb, niveli i parë. Me vullnetin e tyre të madh, me gëzim e hare, qindëra e mijëra nxënës, djemë e vajza, i gjallëruan xhamitë.
Në mekteb, fëmijtë i marrin parimet e shëndosha, e prindërit i rifitojnë fëmijtë e tyre.
Praktika ka treguar se nxënësit e mektebit janë të dalluar dhe në shkollat publike. Këtë e kanë deklaruar shumë mësuesë e arsimtarë. Sepse, për dallim prej të tjerëve, nxënësit e mektebit, e fitojnë aftësinë mbrojtëse kundër interferimeve të këqija apo kundër atyre cytjeve që e rrëmbejnë vullnetin e fëmijëve për mësim.
Zoti i Madhërishëm e ka bërë fenë, një ‘manual’, për rizgjimin e motiveve konstruktive.
Prindër, nxitoni, dilni hakut fëmijëve tuaj! Edukimi fetar është i pazëvendësueshëm dhe nuk ka çmim.
Imamët, mualimët e mualimet janë në gatishmëri për të dhënë kontributin e tyre.
Çdo gjë falas!