Kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo e Referentin Erol ef. Raka e pritën në takim dekanin e Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, prof.dr. Fahrush Rexhepi bashkë me sekretarin mr. Vedat Shabani.
Pjesë e takimit ishte edhe profesori i Medresesë mr. Ramadan ef. Uka.
Gjatë takimit, dekani z. Rexhepi foli rreth Fakultetit të Studimeve Islame, kushteve mësimore, stafit akademik, perspektiven shkencore, akreditimin e programeve bachelor e master e deri te nevoja për programe të reja në fushën e edukimit e pedagogjisë islame. Po ashtu, ai e falënderoi xhematin e Prizrenit dhe të gjithë nëpunësit, imamët e muezinët për mbështetjen dhe përkrahjen.
Kryeimami Bislimaj e falënderoi shumë dekanin për vizitën dhe e vlerësoi lartë institucionin e Fakultetit të Studimeve Islame. Ky institucion tashmë është vlerë kombëtare. Prej tij, për çdo vit dalin hoxhallarë, intelektualë të rinjë, të përgatitur mjaft mirë në lëmin e studimeve islame si dhe koherentë në diskursin kohor, kulturor e mjedisor.
Takimi ishte i ngrohtë e tepër vëllazëror.