Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, priti për vizitë, kryetarin e Kuvendit të Rinjëve të Prizrenit, z. Donat Nixha më bashkëpunëtorë.
Kryetari Berisha, u informua për organizatën në fjalë dhe i përgëzoi ata për aktivitetet dhe punën e tyre të vazhdueshme me të rinjë.
Në takim, ndër tjera, u diskutua edhe bashkëpunimi i ndërsjellë në të ardhmen për të mirë të qytetit e në veçanti të rinisë tonë.