Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, morri pjesë në manifestimin e festës së Fitër Bajramit, të organizuar nga Departmenti i Gruas Dega në Prizren, me talebet e Mektebit të xhamisë Qohaxhi Mahmud.
Kryetari Berisha, fillimisht falënderoi Imamin e xhamisë Adnan ef. Arifi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të parezervë ndaj mualimes e njëherit edhe Koordinatores së Departmentit të Gruas, Mërgime Kalanderi. Ai e çmoi lartë punën e saj shumë vjeçare në mektebet e shumë xhamive të qytetit.
Një falënderim dhe respekt meritojnë prindërit e këtyre fëmijëve e padyshim këta fëmijë të bukur e menqur, u shpreh Kryetari Berisha.
Paçim kësi manifestime gjithmonë…!