Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, së bashku me anëtarin e Kryesisë së BIRK-ut dhe njëherit Imamin e xhamisë Mehmet Pasha-Bajraklia, Prof. Reshat ef. Mexhiti, pritën në takim lamtumirës hoxhën mysafir nga Turqia, z. Adem ef. Teryaki.
Sikur çdo vit, për të shërbyer në Ramazan edhe këtë vit nga Republika e Turqisë në qytetin tonë ishte Hfz. Adem ef. Teryaki, i cili për një muaj shërbeu në xhaminë Mehmet Pasha-Bajrakli.
Në emër të Bashkësisë Islame në Prizren kryetari Berisha e faleminderoj misafirin për shërbimin dhe ndihmën që ka bërë gjatë këtij muaji të Ramazanit!