Kryetari i KBI Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, me datë 04 Maj, shpërndau pako ushqimore për fëmijët jetim dhe të moshuarit të cilët jetojnë të vetmuar.
Donacioni prej 100 pako ishte nga Unioni Turk Islam pët Çështje fetare në Gjermani.
Shoqata “Bereqeti” dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, falënderojnë DITIB-in e Gjermanisë për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Bereqetit!
Ky donacion erdhi përmes zyrës së Këshilltarit për Çështje Fetare pranë ambasadës së Republikës së Turqisë të cilët i falënderojmë për bashkëpunimin!