Kryetari i BI-së në Prizren, priti në takim, Kryetarin e Departmentit për Edukim dhe Udhëzime me Jashtë Vendit, pranë Kryesisë për Çështje Fetare të Republikës së Turqisë, z. Dursun Ali Coşkun, Drejtorin e Medresesë, pranë Ministrisë së Arsimit, “Imam-Hatip Ndërkombëtarë Kaptan Ahmet Erdoğan” në Stamboll, z. Hasan Bilici dhe z. Abdurrahman Denirel, ndihmës Ekspert pranë Vakfit të Diyanetit.
Mysafirët u informuan për mbarvajtjen e jetës fetare në Prizren, për përgaditjet rreth muajit të bekuar të Ramazanit dhe çështje tjera sociale e kulturore.
Kryetari Berisha, në emër të besimtarëve musliman të Prizrenit, i falënderoi mysafirët dhe përmes tyre Bashkësinë Islame të Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme për popullin tonë.
Mysafirët shprehën gadishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen dhe pritje në vizita edukativo-kulturore në Republikën e Turqisë.