Drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin”, në Prishtinë, Prof. Fadil Hasani, i shoqëruar nga Prof. Ekrem Maqedonci, Koordinatori i Medresesë – Paralelja në Prizren, Prof. Almedin Ajupi, si dhe një pjesë e stafit mësimdhënës, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ata u mirëpritën nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë.
Gjatë takimit, u bisedua rreth bashkëpunimit për aktivitete të ndryshme në të ardhmen.
Si gjithmonë, takim vëllazëror!