Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj së bashku me imamin e anëtarin e Këshillit, mr. Kujtim ef. Bislimaj, i pritën në takim përfaqësuesit e shoqatës humanitare “Terzimahalla”, me seli në Prizren, z. Fikrim Menekshe (kryetar), z. Rexhep Shopa e z. Ferdi Ago, anëtarë.
Z. Menekshe tregoi për aktivitetet e shoqatës. Ideja e themelimit të saj është që t’i dilet në ndihmë njerëzve që kanë nevojë, e sidomos qytetarëve të komunitetit rom, egjiptian e ashkali. Po ashtu, përfaqësuesit e shoqatës kërkuan edhe bashkëpunimin e KBI-Prizren, në fushën e edukimit fetar e humanitar.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi shumë për vizitën. Bashkësia Islame është e të gjithë besimtarëve islamë dhe udhëhiqet me konceptin e ymmetit. Ata, të gjithë janë vëllezër, pavarësisht diversitetin e gjuhës, etnisë, kulturës, etj. Në këtë drejtim, KBI-Prizren, sikurse edhe në të kaluarën, do të jetë afër komunitetit rom, egjiptian e ashkali, aq sa do të jetë afër edhe ndaj komuniteteve të tjera.
Takimi ishte i ngrohtë e vëllazëror!