KBI-Prizren e njofton opinionin publik se nuk ka asnjë lidhje me afishet e shpërndara nëpër vende publike, në Prizren.
Përkundrazi, Bashkësia Islame e dënon fuqishëm këtë keqpërdorim të citateve të Kur’anit nëpërmjet këtyre letrave e afisheve.
Personi që e ka vendosur një të tillë në shtyllën elektrike afër selisë së KBI-Prizren, tashmë është identifikuar nga kamerat e sigurisë. Bëhet fjalë për një qytetar që megjithatë njihet mirë se nuk ka ndonjë prapavijë, porse i beson mendimeve të tij personale.
Ftojmë qytetarët e Prizrenit, besimtarët islamë, që të përmbahen nga ndonjë veprim i papeshuar që mund të nxisë gjuhën e urrejtjes, në këtë periudhë të ndjeshme parazgjedhore, por të gjithë si vëllezër e motra, të promovojmë paqe e përbashkim rreth vlerave tona fetare e kulturore.
Këshilli i Bashkësisë Islame – Prizren