KBI-Prizren mbajti takimin e radhës me imamët e komunës së Prizrenit, grupi i katër dhe i pestë dhe me këtë e mbaroi këtë cikël të mbledhjeve .
Edhe sot, përveç diskutimeve për sfidat e vështirësitë që prodhoi pandemia Covid-19, imamët ngritën edhe çështje të ndryshme. Një diskutim I nevojshëm ishte për mbulesën islame, në kuadër të 1 shkurtit – ditës ndërkombëtare të mbulesës, përfshirë pengesat e bllokadat që po u bëhen motrave tona si në shkollim ashtu edhe në punësim.
Të gjithë imamët, po edhe xhemati janë të revoltuar për këtë diskriminim që po e bëjnë drejtoritë e organet e Ministrisë së Arsimit.
Në këtë kuptim, doli rekomandimi që hytbeja e xhumasë e datës 05.02.2021, t’i kushtohet mbulesës si një obligim fetar islam.
Mbledhja u mbajt në selinë e Këshillit. Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!
Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema!