Sot, vazhduam mbledhjen me imamët e komunës së Prizrenit, grupi i dytë.
Para të pranishmëve, kryetari Mr.Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj evokuan sfidat e vështirësitë, fetare e ekonomike që prodhoi pandemia Covid-19, duke filluar nga muaji mars 2020. Po ashtu, folën edhe për përmbylljen e vitit kalendarik 2020, zhvillimin e mësim-besimit, anëtarësinë, etj.
Por, një realitet që u diskutua sot ishte rrezikshmëria në punën e imamëve gjatë pandemisë Covid-19.
Në fakt, imamët shprehën indinjatën për injorimin e punës së tyre nga institucionet qendrore qeveritare. Të gjitha kategoritë e përfshira në luftën kundër pandemisë, kanë pasur veshje speciale mbrojtëse, si dhe kanë përfituar edhe benifite. Ndërsa, imamët as nuk kanë pasur veshje e as nuk kanë përfituar asnjë favor edhe pse kanë qenë në ballë të rrezikut gjatë varrimeve me Covid-19. Përkundrazi, nuk hezituan e as nuk eskivuan asnjëherë. E rrezikuan vetën dhe familjen.
Ky është imazhi i imamit, që kurrë nuk u nda nga populli. Në luftë, në paqe, në rreziqe, në gëzime, në hidhërime, gjithmonë me xhematin!
Edhe sot kishte ide konkrete që duhet realizuar gjatë vitit 2021.
Mbledhja u mbajt në selinë e Këshillit. Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!
Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema!