Sot, KBI-Prizren filloi mbledhjet me imamët e komunës së Prizrenit. Për shkak të kushteve pandemike, mbledhjet do të mbahen në disa grupe të ndara, në ditët në vijim.
Para të pranishmëve, kryetari Mr.Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj folën për sfidat e vështirësitë që prodhoi pandemia Covid-19, pastaj për përmbylljen e vitit kalendarik 2020, zhvillimin e mësim-besimit, anëtarësinë, etj.
Imamët, patën rastin që të shtrojnë për diskutim çështje të ndryshme me të cilat preokupohet xhemati. Po ashtu, ata kontribuan me ide konkrete që duhet realizuar gjatë vitit 2021.
Mbledhja u mbajt në selinë e Këshillit. Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!
“Ulematë në tokë janë si yjet në qiell, me të cilët njerëzit udhëzohen në errësirat e tokës dhe të detit…” (Hadith).
Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema!