Kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, dhe disa imamë e anëtarë të Këshillit, i pritën në takim përfaqësuesit e partisë NAŠA Inicijativa, të prirë nga z. Alis Bašini dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
z. Bašini u interesua për gjendjen e KBI-Prizren, aktivitetet dhe sfidat. Po ashtu, në kuadër të takimit u bisedua edhe për çështje konkrete, e të cilat janë preokupim i Bashkësisë Islame.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi z. Bašinin dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar.
Takimi ishte konstruktiv dhe kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore!