Kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, dhe disa imamë e anëtarë të Këshillit, e pritën në takim kryetaren e partisë Socijaldemokratska Unija (SDU), znj. Duda Balje e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.
Kryetarja, znj. Balje u interesua për punën dhe funksionimin e KBI-Prizren. Po ashtu, në kuadër të takimit u bisedua edhe për çështje konkrete, e të cilat janë preokupim i Bashkësisë Islame.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi znj. Balje për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar.
Takimi ishte mjaft konstruktiv!