Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, veprimtarin Fetah ef. Bekolli dhe disa imamë e anëtarë të Këshillit, e pritën në takim kryetarin e Komunës së Prizrenit, dr. Mytaher Haskuka së bashku me znj. Jetmira Vrenezi – Bislimaj e z. Hajrulla Çeku – kandidatë për deputet nga radhët e VV-së, si dhe z. Islam Thaqi – drejtor për punë dhe mirëqenie sociale në Komunën e Prizrenit.
Sikurse edhe në takimet e mëhershme, kryetari Haskuka u interesua për punën dhe funksionimin e KBI-Prizren. Njësoj edhe kandidatët për deputet u interesuan për kërkesat e KBI-Prizren. Në kuadër të takimit u bisedua edhe për çështje konkrete, e të cilat janë preokupim i Bashkësisë Islame.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi kryetarin Haskuka dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar.
Takimi ishte konstruktiv dhe kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore!