Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me bashkëpuntorët e tij, e pritën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren, z. Shaqir Totaj dhe disa nga kandidatët për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren.
Gjatë takimit, u bisedua për tema të ndryshme, e në veçanti për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar komuniteti musliman në vend.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi kryetarin Totaj, për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar.
Takimi ishte konstruktiv dhe kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore!