Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, priti në takim Kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Malishevë, Mr. Sead ef. Paçarizi i shoqëruar nga pronari i Caja Company, Bekim Paçarizi.
Firma për hapjen e puseve, Caja Company, në të kaluarën ka bërë hapjen e puseve në Prizren, në xhamitë me nevojë, ku edhe në këtë takim premtoi hapjen e disa puseve hajrat aty ku ka nevojë për ujë.
Në emër të KBI-Prizren, Kryetari Berisha e falënderoi për kontributin dhe bamirësinë e treguar në vazhdimsi.