Me Kur’an, dua e tekbire, filluan punimet për dërtimin e xhamisë së Re, në lagjën ‘Bajer’, në Prizren.
Truallin e xhamisë e kanë dhuruar vëllezërit Rototo (Bedredin, Osman, Mahmut e Xhoshkun) nga Prizreni, në sipërfaqe prej 600 m2. Ndërsa, investimin e bëjnë bamirësit e Prizrenit, sikurse edhe xhamitë e tjera.
Ndërtimi i një xhamie, ku do qoftë ajo, do të thotë edhe një kandil ndriçues më shumë. Sepse, roli i xhamisë është edukativo-arsimor. Ato, ndikojnë në vetëdijësimin dhe përmirësimin e shoqërisë. Aty edukohet dhe ndërgjegjësohet brezi i ri.
Gjatë viteve ’90 – ta, kur okupatori serb ndaloi shkollat, kanë qenë afër 15 xhami të Prizrenit që i kanë hapur dyertë për nxënësit e studentët.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë mbajtur edhe shumë aktivitete të tjera, përfshirë pajtimet e gjaqeve e ngatërresave, shpërndarja e ndihmave humanitare, organizimet politike kombëtare e deri te rganizimet e luftës për çlirimin e Kosovës.
Urime për qytetarët e lagjës Bajer! Urime e për hajr, për të gjithë!
El-hamdulilah!