Një delegacion i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Tutinit -Sanxhakut, i prirë nga kryetari Edib ef. Zukorlič, qëndruan në KBI-Prizren. Ata u mirëpritën nga sekretari i KBI-së, Dr. Faruk ef. Ukallo.
Kryetari Edib ef. Zukorlič, në emër të Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Tutinit, falënderoi sekretarin e KBI-së për mikpritje, si dhe i ofroi bashkëpunim.
Nga ana e tij, sekretari i KBI-Prizren, në emër të Kryetarit dhe të KBI-së, e falënderoi delegacionin e imamëve nga Tutini për vizitën e tyre.
Takimi ishte i ngrohtë e vëllazëror!