Përmes platformës ‘zoom’ në internet, Organizata për Siguri e Bashkëpunim në Kosovë, Misioni në Kosovë (OSBE), organizoi diskutim mbi kornizën ligjore dhe politikat që rregullojnë shërbimet e varrimit dhe mirëmbajtjen e varrezave.
Në panel, morën pjesë përfaqësues nga regjionet e Kosovës, nga komunat e mëdha dhe bashkësitë fetare.
Në këtë takim, Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit, e përfaqësoi kryeimami dr. Orhan Bislimaj.
Diskutuesit floën rreth praktikave të ndryshme nëpër Kosovë, duke dhënë opinionet e tyre për përparësitë apo mangësitë.
Në fjalën e tij, kryeimami foli rreth rëndësisë që ka mbulimi i shpenzimeve për të gjithë qytetarët si dhe mirëmbajtja e varrezave. Kjo përbën një lehtësi të madhe për familjet që janë sprovuar me humbjen e anëtarit, në ato moment emocionale. Po ashtu, mirëmbajtja e hapësirave të varrezave, ka rëndësi të madhe. Feja Islame, i jep shumë rëndësi trajtimit të të vdekurve.
Sa i përket mjeteve të ndara për shërbimet e varrimit, Kryeimami tha se kjo duhet të shkojë nëpërmjet bashkësive fetare, e jo direct te qytetarët, dhe atë për dy arsye:
Së pari, bëhet fjalë për shërbime profesionale dhe bashkësia fetare është kompetente. Sepse, ka pasur raste, kur të vdekurit nuk janë trajtuar si duhet, për shkak të mungesës së komunikimit me imamin apo Bashkësinë Islame; dhe
Së dyti, përbën ekonomizim të procedurave dhe shpenzimeve, ashtu që pala mjafton ta lajmërojë bashkësinë fetare përkatëse dhe nuk ka nevojë të trokasë nëpër dyerë të tjera. Po ashtu, përbën edhe kursim të xhepit të qytetarëve. Në të kaluarën, ka pasur raste kur qytetarët kanë paguar deri në 950 euro, për ato shërbime që bashkësia islame, aktualisht i mbulon me shumën prej 150 euro.
Na rastin e kundërt, pala duhet shkuar nëpër disa adresa, të malltretohet në ato momente emocionale dhe përsëri mund të mos i përmbushë si duhet ato që nevojiten për varrim.
Me gjithë mangësitë, forma ekzistuese është duke funksionuar mirë. Pra, Komuna I mbulon shpenzimet përmes Ekoregjionit dhe Bashkësië Islame, e jo direct familjeve. Qytetarët janë të kënaqur për këtë formë.
Takim ishte konstruktiv!