Prej datës 12-16 tetor 2020, një delagacion i KBI-Prizren, i prirë nga kryetari i Këshillit mr. Besim ef. Berisha, zhvilloi vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Pjesë e delegacionit ishte anëtari i Kryesisë së BIRK-ut, prof. Reshat ef. Mexhiti, kryeimami i Këshillit, dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo, anëtarët: Fetah ef. Bekolli, mr. Kujtim ef. Bislimaj, Valon ef. Ibrahimi, dr.Gykan ef. Shipkovica dhe imamët Safet ef. Skenderi e Faton ef. Gashi.
Si gjithmonë mikëpritja nga vëllezërit turq ishte mjaftë e ngrohtë dhe për këtë organizim, duhet falënderuar Bashkësinë Islame të Turqisë (Diyanetin), Myftinia e Antalisë.
Gjatë qëndrimit në Turqi, delegacioni nga Prizreni, pati takime dhe vizita të ndryshme, në disa komuna: Antalia, Murat Pasha, Korkuteli dhe Denizli.
Siç dihet, Antalia, që numron mbi 2.4 milion banorë, ka marëdhënie binjakëzimi me qytetin e Prizrenit. Në këtë komunë, delegacioni nga Prizreni vizitoi Myftininë e Antalisë, ku u mirëprit nga Myftiu Osman Artan dhe stafi i Myftinisë.
Po ashtu vizitoi edhe çerdhen ‘Sulejmaniye’, institutin e Kur’anit ‘Ali Ujar Oglu’, Qendrën Rinore të Diyanetit ‘Gençlik Merkezi’, qendrën e Diyanetit për aftësim profesional “H.M. Gebizli Eğitim Merkezi Müdürlüğü, etj.
Këto vatra edukativo-arsimore për fëmijtë e të rinjtë, janë shembull i mirë që duhet ndjekur edhe ne. Aty, i riu e fiton edukatën shoqërore, terbijen fetare dhe konceptet përparimtare.
Një vizitë e mirë ishte në xhaminë e universitetit ‘Akdeniz’. Minarja e xhamisë ishte 88 metra e lartë ndërsa lartësia e kubës 48 metra, e që konsiderohen si më lartat në Turqi. Kjo xhami, e sapo përfunduar, ka hapësirë për 5000 persona në pjesën kryesore, ndërsa për mbi 15.000 persona bashkë me pjesët anësore.
Në Murat Pasha nënkomunë e Antalisë, delegacioni nga Prizreni u mirëprit nga myftiu Kudusi Uysal.
Në qytetin Korkuteli, që numron mbi 60,000 banorë, delegacioni u mirëprit nga nënkryetari i komunës, z. Suleyman Ugurlu.
Në qytetin Denizli, që numron mbi 658,000 banorë, delegacioni u mirëprit nga drejtori i qendrës ‘Din ve Ilmi arastirmalar merkezi’, z. Mehmet Kayacan.
Kjo vizitë, përtej zyrtarës, kishte edhe karakter kulturor.
Në Antali vizitoi: ujvaren ‘Düden’, kalanë ‘Kala içi’, ‘Yivli minaret cami’, udhëtim nëpër deti, teleferiku në ‘Tynek Tepe’, etj.;
Në Korkuteli, vizitoi parkun e pamjes ‘Seyir park’, ‘Çayirli merkez cami’, etj.;
Në Denizli, vizitoi: varrezat e vjetra nga antikiteti i thellë, teatrin romak të gladiatorëve, etj.;
Në Pamukkale, vizitoi të ashtuquajtruën ‘kodra e pambukut’, një mrekulli interesante.
Pa dyshim, ishte një vizitë e dobishme, sidomos në konsultimin e përvojave të tyre, për shumë aspekte që ndërlidhen me punët e Bashkësisë Islame. Natyrisht nuk mungoi dhe përkrahja e tyre.
Një falënderim të veçantë për hoxhën e nderuar Nureddin Uğurlu, murakib (inspektor) në Myftininë e Antalisë, i cili na shoqëroi gjatë këtyre ditëve.
Vizitën e publikuan, disa media turke në Antali.