Në kuadër të bashkëpunimit të mirë, kryetari i KBI-Prizren, Besim ef. Berisha, së bashku me sekretarin Faruk ef. Ukallo e referentin Erol ef. Raka, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjakovës, për ta uruar Dr. Valon ef. Myrta, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i këtij institucioni.
Ata u mirëpritën nga kryetari, z. Valon ef. Myrta dhe kryeimami Visar ef. Koshi.
Natyrisht, përveq urimit, ky takim u shfrytëzua edhe për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e praktikave të ndryshme institucionale.
Takimi ishte vëllazëror dhe mbaroi me premtimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm, e për interesin e përgjithshëm.