Filloi punën Pizzeria ‘Konaku’!
Sot, me lexim të Kur’anit, tekbire, salavate e dua, KBI-Prizren e bëri hapjen solemne të pizzerisë ‘Konaku’, e cila gjendet në sheshin Shadërvan të Prizrenit, përballë urës Arasta.
Pizzeria, menaxhohet direkt nga KBI-Prizren dhe do të ofrojë disa lloje të ushqimeve të shijshme, si:
1) Pizza të ndryshme (konaku, tuna, përshutë, fungi, me suxhuk, margarita, vegetarian, kapicoze, callzone, etj.);
2) Lahmaxhuna me mish, perime e erëza (në pijatë, i mbështjellur në role, etj);
3) Sendwiça (me mish pule, përshutë, tuna, etj);
4) Tosta;
5) Somuna;
6) Pomfrit;
7) Pide të ndryshme;
Etj.
Tashmë, pas pastiçerisë ‘Konaku’, që funksionon prej vitit 2018, KBI – Prizren, disponon edhe me pizzerinë.
Përveç se e bartin të njëjtin emër, pra ‘KONAKU’, ato edhe do të funksionojnë simotra, pasiqë operojnë në një areal të përbashkët, me një distancë prej 25 metre.
Ashtu që, prej nesër, më datë 22 gusht 2020, artikujt e pizzerisë do t’i kemi edhe andej në pastiçeri.
Lokali ka karakter joprofitabil dhe të hyrat e tij janë të dedikuara për çështje humanitare, projekte kulturore për të rinjë, mirëmbajtjen e xhamive, funksionimin e mektebeve dhe edukimin e fëmijëve, seminare të ndryshme, zhvillimin e jetës fetare islame, etj.
Që do të thotë se, çdo mirësi që vjen prej popullit, do t’i kthehet përsëri popullit!
Përkrahja masovike e këtij ambienti afarist, i shtonë mundësitë tonë për kontribut më të madh dhe funksionim normal.
Sepse, siç dihet, Republika e Kosovës nuk ndanë asnjë buxhet për bashkësitë fetare. Por, në këtë mes, për dallim nga bashkësitë e tjera, që kanë buxhete të garantuara nga qendrat e tyre amë, jashtë Kosovës, Bashkësia Islame është më e dëmtuar. Ajo, kapital të vetëm, e ka vetë popullin.
Falë këtij populli shpirtmadh, falë xhematit e bëmirësve të ndryshëm ndër breza, Bashkësia Islame arrinë që të tejkalojë çdo sfidë dhe të përmbushë obligimet ndaj besimtarëve.
Prandaj, shpresojmë se ky lokal, do të jetë një mbështetje solide për KBI-Prizren, si gjithmonë, për të mirën e të gjithë qytetarëve.
Në këtë solemnitet, morën pjesë krerët e KBI-Prizren, kryetari Mr. Besim ef. Berisha, kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj si dhe anëtarë të Këshillit. Duanë e bëri, hfz. Daut ef. Lezi!
Për hajr, ky lokal, për të gjithë, sepse është i të gjithëve!
Zot i Madh, shtoje bereqetin Tënd! Amin!