Për një vizitë pune, drejtori për veprimtari botuese i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, z. Ramadan Shkodra, i shoqëruar nga z.Agim Gash, përgjegjës për literaturë, qëndroi në KBI-Prizren. Ai u mirëprit nga kryetari, Mr. Besim ef. Berisha, kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo dhe Referenti – përgjegjës për literaturë Erol ef. Raka. Gjatë takimit, u diskutuan aspekte të ndryshme, që kanë të bëjnë me distribuimin sa më të mirë të botimeve të Bashkësisë Islame, në terren, përfshirë revistën mujore ‘Dituria Islame”, revistën tre mujore ‘Edukata Islame”, si dhe të gjithë titujt e tjerë. Siç dihet, Bashkësia Islame e Kosovës, prej themelimit, vazhdon të botojë libra të ndryshëm, gjithnjë duke e përmbushur si obligim ndaj besimtarëve islamë. Por, ideja është që këto titujt apo botime, të arrijnë deri te xhemati, për të cilët janë të dedikuar. Ishte brengë e përbashkët se kjo kohë e internetit, në një masë të caktuar e ka sprovuar dashurinë për leximin e librave, por gjithashtu ndamë mendimin se libri është i pazëvendësueshmë dhe ai duhet të depërtojë te besimtarët islamë. Takimi ishte shumë i nevojshëm dhe konstruktiv!