Për një vizitë kortuazie, deputeti i parlamentit të Republikës së Kosovës, z. Hajrulla Çeku, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai u mirëprit nga kryetari, Mr. Besim ef. Berisha, kryeimami Dr. Orhan Bislimaj dhe zyrtarët e tjerë. Deputeti Çeku, e vlerësoi lartë kontributin dhe rolin e institucionit të Bashkësisë Islame, për interesin e përgjithshëm. Gjatë takimit, u biseduan tema të ndryshme, përfshirë sfidat me të cilat përballet Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit. Kryetari Berisha, në emër të KBI-Prizen, e falënderoi deputetin Çeku, për vizitën dhe konsideratën! Takimi ishte mjaft i mirë dhe konstruktiv!