Gjatë vizitave nëpër komunat e Kosovës, sot Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami i BIRK-ut, Sabri ef. Bajgora, si dhe ndihmës sekretari Rexhep ef. Luma, e vizitoi Këshillin e BI-Prizren. Në këtë takim pune, morën pjesë anëtarët dhe administrata e KBI-Prizren. Në emër të KBI-Prizren, mirëseardhje i dëshiroi kryetari Besim ef. Berisha, i cili i falënderoi për vizitën dhe dhe mbështetjen. Gjatë takimit, u diskutua aspekte të përgjithshme në lidhje me situatën që ka prodhuar pandemia Covid-19, përfshirë vështirësitë e ndryshme institucionale, problemet buxhetore, pastaj aktivitetet gjatë Muajit të Ramazanit, e deri te respektimi i masave pandemike pas lejimit ta namazit me xhemat në xhami. Myftiu Tërnava, përveç tjerash e vlerësoi punën e Këshillit të BI-Prizren, punë e imamëve e muezinëve, që po e bëjnë për shoqërinë, e sidomos në këtë periudhë të vështirë të pandemisë Covid-19, qoftë nga aspekti i mbajtjes së ligjëratave e këshillave fetare, qoftë nga aspekti i grumbullimit të ndihmave dhe shpërndarjes së tyre tek familjet nevojtare. Po ashtu, Myftiu Tërnava, një falënderim meritor ia dedikoi xhematit, qytetarëve tw Prizrenit, për mirëkuptimin që kanë treguar ndaj pezullimit të përkohshëm të namazit me xhemat në xhami, si dhe për bamirësinë e tyre të madhe përmes shoqatës humanitare “Bereqeti”. Takimi ishte vëllazeror e mjaft konstruktiv!