Sot, për nder të ditës së ‘Lidhjes’ dhe ditës së ‘Çlirimit’, të gjithë imamët e komunës së Prizrenit, ligjëratën e hytbes së xhumasë ia kushtuan këtyre dy ngjarjeve madhore historike. E, disa prej xhamive, këto dy data, i manifestuan me ëmbëlsira. Xhamia ‘Emin Pasha’, në Prizren, pas namazit të xhumasë, shpërndau ëmbëlsira për të gjithë xhematin. Zoti i shpërbleftë të gjithë bamirësit, që i hijeshuan këto dy festa. Zot i Madhërishëm, faljau xhennetin të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, ndër breza!