Kryetari i komunës së Mamushës, z.Abdulhadi Krasniçi, i shoqëruar nga imami i xhamisë së Mamushës, Ruzhdi ef. Shala, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai u mirëprit nga kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo. Në këtë takim zyrtar, e që ishte mjaft miqësor, u biseduan disa çështje konkrete, që kërkojnë bashkëpunim në mes të KBI-Prizren dhe komunës së Mamushës, natyrisht për interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Takimi ishte mjaft konstruktiv!