Gjatë qëndrimit në Prizren, Këshilltari për çështje fetare, pranë Ambasadës Turke në Prishtinë, z. Nevzat Sabri Akın, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai u mirëprit nga kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo. Këshilltari, z. Akın, e uroi kryeimamin për rifillimin e faljes së namazit të xhumasë në xhami dhe kthimin gradual të normalitetit. Ai, u interesua edhe për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Prizrenit, gjatë këtyre muajve të karantimit, për shkak të pandemisë Covid-19, përfshirë edhe Muajin e Ramazanit. Z. Akın, ofroi bashkëpunimin e tij institucional, për çështjet që janë në interes të qytetarëve dhe Bashkësisë Islame. Nga ana e tij, Kryeimami, e falënderoi mysafirin për vizitën dhe interesimin e tij. Ai, e njoftoi për gjendjen e përgjithshme dhe për vështirësitë gjatë kësaj periudhe. Kryeimami, e vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të Republikës së Turqisë, në mbështetje të Kosovës dhe qytetarëve, përfshirë edhe gjatë kësaj periudhe të pandemisë Covid-19, kur kemi pasur shumë nevojë. Takimi kaloi në frymë vëllazërore!