Sot në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për të uruar rizgjedhjen e Kryetarit, Mr. Besim ef. Berisha, qëndroi Këshilli i xhamisë “Bilalli”, i prirë nga Imami Hysni ef. Poniku. Pjesë e kësaj vizite ishte edhe asambleisti i Komunës së Prizrenit, z. Shkodran Kryeziu. Ata uruan Kryetarin Berisha dhe ofruan gadishmërinë e tyre për bashkëpunim.
Gjithashtu, për urime të rizgjedhjes së Kryetarit të Këshillit, ishte edhe Këshilli i xhamisë së “Dëshmorëve-Martirëve”, i prirë nga Imami Mr. Enes ef. Limani. Ata uruan Kryetarin Berisha dhe ofruan gadishmërinë e tyre për bashkëpunim.
Kryetari i BI-së në Prizren, i falënderoi për urimet dhe premtoi që do te mundohemi të punojmë maksimalisht për të mirën e xhematit!