Florent Ademaj, dhuroi 10 mijë franga, për ndërtimin e xhamisë në Murademë
Florent (Sejdi) Ademaj, nga fshati Murademë i Prizrenit, jeton e vepron në Zvicërr. Por, kësaj radhe ka ardhur prej kurbetit, vetëm për këtë punë, pra për të dhënë kontributin e tij. Zoti ia shpërbleftë bëmirësinë dhe ia haptë rrugët e hajrit, prej kah nuk e kujton!
Florenti dhe babai i tij, Sejdia, janë të njohur për kontributin e tyre bëmirës edhe në xhami të tjera e projekte të ndryshme.
Kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, e falënderoi z. Florentin dhe familjen e tij, për këtë kontribut, po edhe për bëmirësitë e tjera, në të mirë të qytetarëve.
Zot i Madhërishëm, shpërbleji të gjithë bëmirësit, në dynja e ahiret dhe shumëfishoje pasurinë e tyre! Ata, janë ‘margaritarë’ në shoqëri!