Mr. Besim ef. Berisha, rizgjedhet kryetar i KBI-Prizren edhe për një mandat…!
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit e ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve për mandatin e ardhshëm katërvjeçar (2020-2024). Zgjedhjet kanë shkuar në mënyrë të rregulltë, pa asnjë parregullsi. Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, nëpërmjet vendimit nr.212/20, dt.14.02.2020, ka verifikuar mandatin e anëtarëve të Këshillit, si në vijim:
1) Besim Berisha – kryetar
2) Daut Lezi, anëtar
3) Shqipron Saramati, anëtar
4) Kujtim Bislimaj, anëtar
5) Hysni Ponik, anëtar
6) Valon Ibrahimi, anëtar
7) Gykan Shipkovica, anëtar
8) Fetah Bekolli, anëtar
9) Nailj Skenderi, anëtar
10) Afrim Memaj, anëtar
11) Kurtish Hoxhaj, anëtar
12) Anel Avdija, anëtar
Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, për këtë mandat i ka 13 anëtarë, ashtu që kryeimami Orhan Bislimaj është anëtar sipas pozitës zyrtare.
Funksioni i kryetarit dhe i anëtarëve të Këshillit të BI-së është funksion nderi!
Zot i Madhërishëm, jepe bereqetin Tënd në këto zgjedhje! Na udhëzo në atë që është e dobishme për vendin, për shoqërinë, Bashkësinë Islame, për dunjanë dhe ahiretin!
Urime kryetarit Besim ef. Berisha, anëtarëve të zgjedhur, imamëve, muezinëve, delegatëve e këshillit të xhamive. Urime të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit…!