Një delegacion i Medresesë “Alauddin” – Paralelja në Prizren, i prirë nga koordinatori Mr. Ramadan Uka, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ata u mirëpritën nga kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë.
Takimi ishte miqësor e në kuadër të bashkëpunimit të mirë!
Me këtë rast, koordinatori Uka dhe mysafirët e tjerë e uruan ish-kolegën e tyre, z. Elmedin Mexhiti, i cili, këto ditë u transferua në detyrën e arkëtarit të KBI-Prizren.